Kryeministri Edi Rama tha se arsyeja e anulimit të mbledhjes qeveritare në Gjakovë mes Kosovës dhe Shqipërisë është mos rënia dakord me homologun e tij Albin Kurti për ndryshimin e formatit. Pasi ka folur me shefin e diplomacisë europiane, Joseph Borrel, Rama tha se i kishte kërkuar Kurtit mbledhje në një format më të ngushtë, përkatësisht me ministrat e jashtëm dhe ata të mbrojtjes për të diskutuar pikërisht lidhur me këtë situatë, gjë që nuk është pranuar nga ai.