Rritja e çmimeve dhe mospërballimi i kostos së jetës ka bërë që të nisin protestat e para nga punonjësit e shërbimeve publike në Evropë. Të hënën aeroporti i Brukselit, më i madhi në Belgjikë, anuloi të gjitha fluturimet e planifikuara për t'u nisur këtë të hënë për shkak të një greve të rojeve të sigurisë që kërkonin rritje të pagave. Administrata e aeroportit njoftoi se janë anuluar gjithsej 232 fluturime, në një masë që prek rreth 30,000 pasagjerë .