Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa është pritur prej kryeministrit Edi Rama, në kuadër të një turi në 6 vendet e rajonit që i paraprin Samitit BE Ballkani Perëndimor që do të mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi. Në konferencën e përbashkët për shtyp presidenti këshillit Europian përgëzoj punën e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama në përpjekjet e Shqipërisë për tu bërë vend anëtar, por kujtoi se tanimë faza e re ku ndodhet Shqipëria është zbatimi.