Autoritetet e shëndetësisë në mbarë botën japin alarmin se antibiotikët po bëhen gjithmonë e më të paefektshëm tek fëmijët dhe foshnjet. Infeksionet e veshit të mesëm, sepsi, meningjiti – nëse këto sëmundje shkaktohen nga bakteret, fëmijët shpesh trajtohen me antibiotikë. Por vetëm më pak se 50 për qind e antibiotikëve janë efektivë, sipas një studimi australian të udhëhequr nga Universiteti i Sidneit.