Një pushues ka shprehur shqetësimin në rubrikën “Ti Raporton” për situatën në rrugën e Borshit. Në videon që ka sjellë në redaksinë e Top Channel, duket se ankohet për rrugën e paasfaltuar duke thënë se 7 km rrugë plazhi është lënë në mëshirë të fatit në një kohë kur e gjithë zona është mbushur me turistë. Ndër të tjera thotë se vijojnë ndërtimet pa leje dhe secili mundohet të rregullojë pjesën e tij të rrugës me beton apo pllaka guri por nuk bëhet asgjë për të shmangur pluhurin në të gjithë rrugën.