Foto të pabotuara të Marilyn Monroe dhe një koleksion i rrallë sendesh personale të ikonës së Hollivudit do të dalin në ankand më 1 qershor, në kuadër të 100-vjetorit të lindjes së aktores legjendare. Sipas mediave ndërkombëtare, ankandi do të përfshijë mes 350-400 artikuj që lidhen me jetën dhe karrierën e Monroe-s.