Top Channel/ Anijet me grurë “guxojnë”, nisen nga portet ukrainase pavarësisht bllokadës ruse
22/09/2023 18:31

Dy anije më grurë janë nisur nga portet e Ukrainës, pavarësisht bllokadës së vendosur nga Rusia në Detin e Zi, që pas pushtimit të vendit, por vetëm njëri prej tyre e ka finalizuar rrugëtimin. Anija e parë me grurë që lundroi nga Ukraina arriti në Stamboll gjatë mbrëmjes së enjte, tashmë e konfirmuar nga monitoruesit e trafikut detar. Zyrtarët ukrainas njoftuan se anija “Resilient Africa” transportonte 3,000 ton grurë kur u largua nga porti Chornomorsk. Ky është udhëtimi i parë i suksesshëm në Detin e Zi që kur Rusia u tërhoq nga marrëveshja e mbështetur nga OKB-ja për eksportin e grurit ukrainas. Por tashmë edhe një tjetër anije me grurë është larguar nga portet e Ukrainës, me një destinacion për në Egjipt. Anija “Aroyat”, që shënon rrugën e dytë, u largua nga i njëjti port, me një ngarkesë prej 17,600 tonë drithë. Ukraina po teston një rrugë të re detare që shmang ujërat ndërkombëtare dhe ndjek ato të kontrolluara nga anëtarët e NATO-s, Bullgaria dhe Rumania. Më parë ka dërguar me sukses disa anije mallrash përgjatë asaj rruge që nuk transportonin dot grurë ukrainas. Këto udhëtime u bënë më të sigurta pasi Rusia u detyrua të tërhiqte anijet e saj luftarake pas një serie sulmesh të suksesshme raketore ukrainase në gadishullin e Krimesë të kontrolluar nga Kremlini, ku është vendosur flota e Detit të Zi të Moskës. Pamjet: AFP

Top Channel/ Protestat në Francë, 1200 të arrestuar! Macron: Nuk jemi republika e dhunës
18/10 10:40
Top Channel/ Bie shpyllëzimi i Amazonës, niveli më i ulët që nga viti 1988
18/10 10:33
Top Channel/ OKB thirrje për dialog: kundër dhunës në protestë, proporcionale nga policia
17/10 23:03
Top News- Trazirat në Francë degjenerojnë në kaos / Policia përleshet me protestuesit, flakë e zjarr
17/10 15:19
Top News – Astronomët zbulojnë Yllin e Gjelbër / Për herë të parë, duket i tillë në syrin e njeriut
17/10 14:57
Top News – Zelenski mbyll qiejt e Putinit / Kaos në aeroportet ruse, udhëtarët vonesa disa ditore
17/10 14:54
Top Channel/ Rikthehet lotaria amerikane? Gjykata urdhëron rinisjen e Green Card!
17/10 14:33
Top Channel/ Dyshimet për spiunazh, ish kreu i Inteligjencës gjermane kontakte me rusët?!
17/10 14:32
Top News – Arinjtë ‘pushtojnë’ Rusinë / Frikë mes popullatës, rriten rastet e ‘përballjeve’
17/10 13:47
Top News- Trump shkarkon zëdhënësen…pas vetëm 5 ditësh në detyrë, ngritja e rënia e Katie Zacharia
17/10 13:46
Top News – Vatikani, Papa del nga spitali katër ditë pas operaconit për kancerin në mushkëri
17/10 13:46
Top News – Çdo mysliman quhet Muhamed… / Trump ‘bën shaka’ me popullaritetin e emrit
17/10 13:32
Top News – Një mësuese dhe një baba i armatosur / Heronjtë e tragjedisë në shkollën në Oregon
17/10 13:25
Top News -‘Ditë kaosi për Francën’, plasin protestat / Bashkë nxënësit, sindikatat dhe jelekëverdhët
17/10 12:29
Top News – Trump ‘fal’ Rusinë, heq sanksionet / Putin: Vendim historik! Thellohet çarja me Zelenskin
17/10 12:05
Top News – Ukraina mbetet në dorën e Evropës / SHBA e ‘braktis’, a mundet BE ta mbështesë e vetme
17/10 12:03
Top News – ‘Të marrim Donetskun, me çdo kusht’ / Putin shpall objektivin kryesor, takon ushtarakët
17/10 11:59
Top Channel/ Zelensky paralajmëron Europën: Nëse Ukraina bie, do t`ju vijnë 20 milionë refugjatë!
17/10 11:33
Top Channel/ Sulme brutal nga kolonët izraelitë, gazetarja: Kisha treguar dhunën ndaj palestinezëve!
17/10 11:33
Top Channel/ Trump pezullon sanksionet ndaj Rusisë, Moska godet Ukrainën me 332 dronë dhe raketa!
17/10 11:22