Një objekt qiellor më përmasat e Manhatenit po i afrohet Tokës, dhe sipas një shkencëtari të Harvardit, lëvizja e tij nuk është aspak ajo e një meteori të zakonshëm. Objekti i pagëzuar me emrin 3I/ATLAS u pikas për të parën herë në sistemin tonë diellor në muajin korrik. Por ndërsa fillimisht kishte formën e një asteroid, së fundi ka shfaqur një lloj bishti komete, që i ka bërë studiuesit ta vënë seriozisht në dyshim natyrën e vërtetë të tij.