"Palinuro", anija shkollë e marinës ushtarake italiane, që ka ndaluar për një vizitë 3 ditore në portin e Durrësit është një nga 7 anijet më të vjetra ushtarake ende në shërbim. Për tri ditë rresht, anija 90-vjeçare ka hapur dyert për publikun duke demonstruar madhështinë dhe bukurinë e një anijeje- dëshmi e historisë së pasur detare të Italisë.