Të gjitha kufizimet e vendosura për shkak të Covid-19 do të përfundojnë në Angli të enjten dhe testimi masiv falas do të ndalojë që nga 1 prilli. Sipas mediave britanike, kryeministri Boris Johnson u tha deputetëve se detyra ligjore për tu izoluar për ata që rezultojnë pozitivë do të hiqet, ndërsa zbuloi para tyre planin e tij të ri “të jetosh me Covid”.