Mbretëria e Bashkuar ka vendosur sanksione ndaj dhjetëra personave, grupeve dhe furnizuesve nga Ballkani, Lindja e Mesme dhe Kina, të cilët akuzohet se kanë ndihmuar migrantët që të kalojnë Kanalin e La Manshit. Në mesin e të sanksionuarve është edhe një shqiptar. Bëhet fjalë për shqiptarin Bledar Lala, që sipas Mbretërisë së Bashkuar, kontrollon “operacionet belge” të një grupi të organizuar kriminal që është i përfshirë në kalimet e paligjshme.