Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar një plan që parashikon heqjen e disa pjesëve të marrëveshjes pas Brexit që ra dakord me BE-në në vitin 2019.Ajo dëshiron të ndryshojë Protokollin e Irlandës së Veriut për ta bërë më të lehtë qarkullimin e disa mallrave nga Britania e Madhe në Irlandën e Veriut. Por BE-ja e kundërshton masën, duke thënë se kthimi në marrëveshje shkel ligjin ndërkombëtar. Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Maros Sefcovic, thotë se blloku do të ndërmarrë edhe veprime ligjore nëse është e nevojshme kundër Britanisë