Top Channel/ Anglia “paketon” shqiptarët! Mbërrijnë në Rians 47 emigrantë ilegalë dhe të dënuar
29/02/2024 22:27

Ministria e Punëve të Brendshme angleze, Home Office vijon dëbimin e shqiptarëve që kanë hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe. Mesditën e së enjtes, përmes një fluturimi special me një avion Airbas 321-211 të kompanisë së kontraktuar Titan, solli shqiptarë. Ata nuk kishin leje qëndrimi në Angli ndërkohë mes tyre kishte edhe persona që mbaruan dënimet në burgjet angleze për armëmbajtje pa leje, trafik droge dhe zjarrvënie të qëllimshme. Pavarësisht dëbimeve të përjavshme të atyre që mbarojnë dënimet vendet që ata lihen bosh zihen shumë shpejt nga të tjerë shqiptarë.Çdo ditë në gjykatat magjistrale të shkallës së parë dhe ato të tjerat Croën Courts cdo ditë dalin shtetas shqiptarë. Më së shumti për krime që lidhen për prodhim kanabisi apo shitje dozash kokaine, ndërsa nuk mungojnë rastet e krimeve të rënda ai vrasje, pengmarrje, përdhunime, trafik emigrantësh apo për përfshirje në konspiracione trafiku kokaine. Për të përfituar dënime të lehta ata pranojnë akuzat në seancën e parë e më pas futen në listat e Home Office si kontingjent për tu dëbuar. Ky është një tjetër tregues se përse Home Office mundet të sjellë çdo të enjte një charter me shqiptarë të dëbuar. Aktualisht në paraburgim apo si të dënuar janë 1330 shqiptarë, duke shënuar nacionalitetin e huaj me numrin më të madh të personave në burgjet angleze dhe ato të Uellsit. Statistikat tregojnë se numri shqiptarëve të kthyer u rrit me katër herë më shumë në 2023 krahasuar me 2020. Kjo pas marrëveshjes bilaterale të pranimit mes Anglisë dhe Shqipërisë. Pamjet: AFP

Top Channel/ Zjarre në dy transformatorë elektrikë në Kakoz, tre zjarrfikës në vendngjarje
05/07 23:05
Top Channel/ “Bankers”, drejtuesi e ish-drejtuesi në burg. Avokati i Çobos: Ka fituar në Arbitrazh
05/07 22:35
Top Channel/ Telefoni i Laert Haxhiut “ha koka”. Pushohen, drejtori i burgut dhe shefi i policisë
05/07 20:28
Top Channel/ Rrjet prostitucioni me te huaja ne Kavajë. Procedohen edhe 6 shqiptarë
05/07 20:13
Top Channel/ Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët
05/07 19:10
Top News- Përplasen dy automjete/ Aksident rrugor në aksin Sarandë-Delvinë
05/07 19:07
Top Channel/ Rrjet pr*stitucioni në Kavajë! Shtetase të huaja ushtronin aktivitetin ilegalisht
05/07 15:25
Top Channel/ Arsenal armësh në Lushnjë! Arrestohet një 50-vjeçar, posedonte sasi të madhe municioni
05/07 15:22
Top Channel/ Zbulohet laborator falsifikimesh! Arrestohen babë e bir për falsifikim dokumentesh
05/07 15:20
Top Channel/ Vlorë, aksion për hapësirat publike! Dredha ua lë përgjegjësinë drejtorëve që ikën
05/07 15:06
Top News- I armatosur në banesë/ ‘Strike’ arreston një 50 vjeçar në Lushnje
05/07 14:15
Top News- Bazë prostitucioni në Kavajë, kinezet kapen me bllok në dorë
05/07 13:27
Top Channel/ Porosia e Ramës! Nis lirimi i hapësirave publike në Vlorë, Dredha: Duhej bërë me kohë
05/07 13:18
Top News – Gjyqi ‘Partizani’ ndaj Berishës. PD-Shembull flagrant i standardit të drejtësisë
05/07 13:06
Top News- Hodhi inertet e hotelit në det/ Arrestohet inxhinieri i ndërtimit në Dhërmi
05/07 12:56
Top Channel/ Laborator falsifikimesh! Arrestohen babë e bir për falsifikim dokumentesh në Tiranë
05/07 12:42
Top Channel/ Bazë prostitucioni në Qerret! Arrestohen 2 kineze, procedohen 6 ‘klientë’ shqiptarë
05/07 12:31
Top Channel/ “Vere dhe Portokalle” ndez Fierin! Spektakël, humor dhe një kampion bote në skenë
05/07 12:30
Top News – Mbajti peng një vajzë në Astir/ Gjykata e Tiranës lë në burg Skerdi Sinën
05/07 12:24
Top Channel/ Sezoni i vjeljes së mjaltit! Bletarët në zonën e Fierit të kënaqur
05/07 12:23