Top Channel/ Anglia “merr” fëmijët e Gazës: Evaukohen të miturit në gjendje kritike!
18/08/2025 12:11

Një grup prej gati 50 mijë fëmijësh palestinezë në gjendje kritike dhe të plagosur do të evakuohen nga Gaza në Mbretërinë e Bashkuar për trajtim mjekësor në javët e ardhshme. Lajmin e përcjell BBC, që sqaron se këta do të jenë fëmijët e parë që do të dërgohen në Mbretërinë e Bashkuar për trajtim si pjesë e një operacioni qeveritar që koordinohet nga Ministria e Jashtme, Ministria e Brendshme dhe Departamenti i Shëndetësisë. Fëmijët do të zgjidhen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe do të udhëtojnë me anëtarët e familjes përmes një vendi të tretë, ku do të mblidhen të dhëna biometrike, pohon media e njohur. Kjo lëvizje vjen në vazhdën e një letre që disa ligjvënës britanikë i dërguan qeverisë duke i kërkuar “të sjellë pa vonesa në Mbretërinë e Bashkuar fëmijët e sëmurë dhe të plagosur nga Gaza”. Grupi ndërpartiak prej 96 deputetësh paralajmëroi se fëmijët ishin në rrezik vdekjeje të menjëhershme për shkak të “shkatërrimit” të sistemit të kujdesit shëndetësor në Gaza dhe çdo pengesë për evakuim duhet të hiqet menjëherë, shkruan BBC. Bëhet e ditur se disa fëmijë nga Gaza tashmë janë dërguar privatisht në Mbretërinë e Bashkuar për trajtim mjekësor përmes një iniciative nga organizata Project Pure Hope (PPH), por qeveria deri më tani nuk ka evakuuar asnjë përmes skemës së saj gjatë konfliktit. Nisur nga kushtet e skajshme aktuale në territory, ka shumë gjasë që një pjesë e këtyre të miturve, pas fundit të trajtimit të mos kthehen më në enklavë, por të hyjnë në sistemin britanik të azilit. Raportohet se më shumë se 50,000 fëmijë janë vrarë ose plagosur që kur filloi lufta në Gaza në tetor 2023, sipas organizatës bamirëse të OKB-së UNICEF.

Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50
Top News – Nuk ndodhte prej shekujsh/ Izraeli ndalon meshën katolike në Varrin e Shenjtë
30/03 11:50
Top News – Baste për luftën. Majori izraelit përdori sekrete hetimore në Polymarket
30/03 11:46
Top News – Raketa drejt Izraelit. Fronti i ri i luftës, Huthët sulmojnë sërish
30/03 11:27
Top Channel/ Presidenti sirian në Berlin, Sharaa në Gjermani mes luftës dhe rikthimit të refugjatëve
30/03 11:12
Top Channel/ Lufta godet ekonominë botërore, çmimi i naftës shkon mbi 100 dollarë
30/03 11:12
Top Channel/ Izraeli bllokon Meshën/ Netanyahu tërhiqet pas reagimeve, lejon ceremoninë në Jeruzalem
30/03 11:00
Top News – Ekonomia globale në rrezik. Çmimet e karburanteve pësojnë rritje të ndjeshme
30/03 10:34
Top News – Skenari i Trump për luftën. Ishulli Kharg dhe rreziku global pas kapjes së tij
30/03 10:11
Top News – Nafta fluturon sërish. Pas planit të trump për të pushtuar Kharg
30/03 09:55
Top Channel/ SHBA, gati për ndërhyrje tokësore! Nisin sulmet masive në Teheran
29/03 23:03
Top News – Khamenei i ri flet sërish…me mesazhe! Teherani: Nuk del publikisht për sigurinë
29/03 23:00
Top Channel/ Trondit Netanyahu: Do zgjerojmë hartën e sulmeve në Liban
29/03 22:05
Top Channel/ Papa Leoni kundër Trump: Zoti s’do luftë, ndalni bombardimet!
29/03 22:04
Top News – ‘Po i presim t’u vëmë flakën’. Irani: Jemi gati për t’u përballur me trupat amerikane
29/03 22:00