Top Channel/ Anglia “i largohet” SHBA-së, i afrohet Gjermanisë: Forcojmë fuqinë ekonomike!
28/04/2026 12:29

Gjashtë vjet pas Brexit-it, Gjermania dhe Britania e Madhe po i afrohen sërish njëra-tjetrës në aspektin ekonomik. Samiti i mbajtur së fundi në Berlin dëshmoi qartë dëshirën e të dyja palëve për një bashkëpunim më të ngushtë dhe më të strukturuar ekonomik. Ministrja gjermane e Ekonomisë, Katherina Reiche, deklaroi se marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve janë stabilizuar dhe Britania e Madhe është sot sërish në mesin e dhjetë partnerëve kryesorë tregtarë të Gjermanisë. Sipas saj, vëllimi i tregtisë arriti rreth 118 miliardë euro në vitin 2025, me Gjermaninë që eksportoi mallra në vlerë 80 miliardë euro dhe importoi rreth 33 miliardë euro nga Britania. Zhvillimet globale dhe krizat e fundit kanë treguar se ekonomia botërore nuk mund të funksionojë më “me autopilot”, deklaroi ajo, teksa kërkoi më shumë koordinim dhe siguri në zinxhirin e furnizimeve. Nga ana tjetër, ministri britanik i Ekonomisë, Peter Kyle, e cilësoi këtë moment si një mundësi unike për të rindërtuar marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve. Në këtë kuadër, është arritur edhe një marrëveshje për bashkëpunim në sigurimin e metaleve të rralla. Pas largimit nga Bashkimi Evropian në vitin 2020, Britania e Madhe nuk është më pjesë e kuadrit të përbashkët evropian, ndaj të dy vendet po kërkojnë forma të reja bashkëpunimi për të ruajtur dhe zhvilluar marrëdhëniet e tyre ekonomike.

Top Channel/ Alarmi i Veliajt: Jam né burg me vrasés serialë!
28/10 23:24
Top Channel/ Nga gjoba te “lista e zezë”! Miratohet paketa anti-dhunë, të gjitha ndryshimet
28/10 23:22
Top Channel/ Shqipëria abstenon për Kubën në OKB, miratohet rezoluta për embargon amerikane
28/10 23:19
Top Channel/“Kushte skandaloze”,avokati i Veliajt pas takimit në burgun e Fierit:Në një korridor me…
28/10 22:23
Top Channel/ ‘Pa ujë e drita rrethuar me vrasës serial’, letra e Veliajt pas transferimit në burgun…
28/10 22:21
Top News- Rregullat e reja për protestat/ Rriten gjobat, ndalohet maskimi, kompensim bizneseve
28/10 22:10
Top News – Ambasdorja e BE takime në Kuvend/ Diskutime me Ballën për procesin e anëtarësimit në BE
28/10 21:53
Top News- Studentët në kërkim të mbështetjes/ Marshimi zhvendoset në korridoret e universiteteve
28/10 21:51
Top News- Republikanët letër Rubios për zyrtarët shqiptarë të korruptuar, kërkojnë masa urgjente
28/10 21:36
Top Channel/ Shtohen rastet me grip, ISHP: Qarkullojnë Covid dhe AH1N1
28/10 19:59
Top Channel/ Protesta, hyn në lojë antiterrori. Arrestohet një person dhe 17 të proceduar
28/10 19:54
Top Channel/ Shpëton syri i Erion Vishkullit, Ministria e Shëndetësisë: Operacioni kaloi me sukses
28/10 19:51
Top Channel/ Protesta e studentëve, për të tretën ditë radhazi shmangen incidentet
28/10 19:49
Top Channel/ Kufizim vizash zyrtarëve shqiptarë, dy kongresmenë amerikanë letër Rubios: Masa…
28/10 19:38
Top News – Apeli ‘siguron’ bojkotin e GJKKO. Avokatët mund të marrin pjesë pa rrezikuar licencën
28/10 18:00
Top Channel/ Protestohet në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, hidhen fishekzjarr drejt policisë
28/10 17:31
Top Channel/ “Urgjencë kombëtare”/ Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, protestohet në Kosovë
28/10 16:33
Top News – Rama konfirmon paketën fiskale, por me tre ‘retushime’ të vogla për nivelin e tatimit
28/10 15:32
Top Channel/ Kroacia bllokon ushqimet shqiptare. Fiqtë e thatë me aflatoksina, specat me pesticide
28/10 15:29
Top News- ‘Rrëmbim dhe cenim të drejtash’. U zhvendos në burgun e Fierit, Veliaj: Transferim politik
28/10 15:27