Kryeministri britanik Andy Burnham la të kuptohet se rikthimi i vendit të tij në Bashkiminm Europian është një nga opsionet që ekzekutivi i drejtuar prej tij mund të shqyrtojë për të riformësuar marrëdhënien afatgjatë të Mbretërisë së Bashkuar me Europën. Burnham i tha BBC-së se marrëveshja pas Brexit-it kishte shkaktuar “më shumë dëme sesa të mira” dhe shtoi se donte të shihte se “çfarë është e realizueshme” me qëllim përmirësimin e marrëdhënieve.