Top Channel/ Angli, qendra me emigrantë shqiptarë: Plas difteria, autoritetet në alarm!
29/11/2022 19:19

Mediat britanike japin alarmin se qendra e pritjes së emigrantëve në Kent, e mbingarkuar në mënyrë katastrofike, sic e përshkruan prestigjozja britanike Then Guardian situatën atje, është e mbushur me njerëz që presin në kushte cnjerezore procesimin e kerkesave te tyre për azil. Sw fundi, duket se po përballet edhe me problemin e madh të sëmundjeve infektive. Ekspertët shëndetësorë vendas paralajmërojnë mbi shpërthimin e difterisë në këtë qendër, ku ka edhe shumë shqiptarë të cilët kanë mbërritur me gomone në Angli. Sipas The Guardian në fakt, në tetor të këtij viti, në qendren e emigranteve ne Kent, 80% e azilkerkuesve ishin nga Shqiperia. Dr Simon Clarke, profesor i biologjisë në Universitetin e Reading, tha për The Sun se gjasat janë që infeksioni, i cili prek lëkurën, hundën dhe fytin, të përhapet edhe në popullatën vendase. “Ndoshta do të ketë imunitet të mjaftueshëm në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për të parandaluar transmetimin në shkallë të gjerë, por nuk do të befasohesha nëse do të kishim shpërthime më të vogla, të lokalizuara. Është e rëndësishme të theksohet se ndërsa difteria përben potencialisht një kërcënim serioz për shëndetin publik, ajo mbetet e trajtueshme me antibiotikë nëse diagnostikohet herët”, shprehet ai. Deri më tani, 50 emigrantë – përfshirë disa fëmijë – të cilët kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit janë diagnostikuar me difteri, sipas ministrit të emigracionit, Robert Jenrick.Dy persona janë shtruar në spital dhe një tjetër ka vdekur, pohoi të djelën Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKSHA).Azilkërkuesit me simptoma të difterisë do të vendosen në izolim, shtoi Jenrick, sipas të cilit emigrantët që shfaqin shenja të sëmundje do të veçohen nga të tjerët në qendrën Manston në Kent. Pamjet: AFP

Top Channel/ Tragjedi në Spanjë, 68 viktima! Në bord ishin 544 pasagjerë, Sanchez shpall tre ditë zie
28/10 20:07
Top News – Rëndohet bilanci i viktimave. Përplasja e trenave në Spanjë, shpallen tre ditë zie
28/10 20:00
Top Channel/ Netanyahu nuk bën dot shumicën, s’i mjaftojnë 53 mandate. Opozita shpreson…
28/10 19:46
Top News – Bolsonaro mbërrin në Miami. Largohet nga Brazili pas ‘disfatës’ në zgjedhje
28/10 19:20
Top Channel/ Franca ashpërson ligjin e protestave. Senati miraton gjoba 10 mijë euro për dëmet
28/10 15:29
Top Channel/ Presidenti amerikan njofton takim të shpejtë Putin-Zelensky, negociata në nëntor
28/10 15:27
Top Channel/ Spanjë, 64 viktima nga përplasja e dy trenave në jug të Madridit. 544 pasagjerë në bord
28/10 15:26
Top News – 30 orë pa bomba e shpërthime…‘Mban’ armëpushimi në qytetin e pushtuar nga Rusia
28/10 15:02
Top News – Restorantet: Jo telefona në tavolinë / Sardenja bëhet shembull: Inkurajojmë ndërveprimin
28/10 15:00
Top News – Pasagjerët të mbuluar me gjak…64 viktima, përplasen trenat e shpejtësisë së lartë
28/10 14:58
Top News – Deti i Zi më i rrezikshmi në botë / Goditet anija greke e mallrave pranë Bullgarisë
28/10 14:52
Top News – I thamë Putinit çfarë nuk i thotë Trumpi! Kryeministri mbron telefonatën 90-minutëshe
28/10 14:20
Top News -‘Arratiset’ nga Brazili, ‘azil’ në SHBA / Avioni i Bolsonaros në Miami, Trump dha ‘ok’-in
28/10 14:07
Top News – Jetonin në anijen turistike…‘Banorët’ zbriten në tokë, u rrit kostoja e karburantit
28/10 13:49
Top News – Zelenski në një tavolinë me Putinin / Trump: Një takim do mbahet shumë shpejt
28/10 13:48
Top News – Lufta në Iran 50 miliardë dollarë / SHBA, kostoja vetëm rritet, Pentagoni: No comment
28/10 13:40
Top Channel/ Tragjedi hekurudhore në Spanjë, përplasen dy trena, dyshohet për dhjetëra viktima
28/10 12:53
Top Channel/ Bolsonaro arratiset në SHBA, Humbi zgjedhjet në Brazil dhe sfidoi urdhrin e Gjykatës
28/10 12:53
Top Channel/ Sulm në ambasadën e Izraelit, policia vret sulmuesin e mitur në Beograd
28/10 12:53
Top Channel/ Netanyahu kryeson në Izrael por pa shumicë, partitë arabe kanë çelësin për qeveri
28/10 12:52