Suella Braverman, ministrja për çështjet e brendshme në Angli që foli me tone të forta ne parlament për “pushtimin nga shqiptarët”, duket se ka telashe me ligjin. Harry Yorke, zëvendës editori i çështjeve politike në “Sunday Times”, të cilit i referohet Top Channel, ka zbuluar se Breverman kërkoi ndihmën e një nëpunësi civil për të shmangur një gjobë për ecje me shpejtësi me makinë dhe për mos-heqjen e pikëve në patentë.