Ky është Alban Gjidiaj ndaj të cilit në mungesë SPAK ka lëshuar një urdhër arresti si i përfshirë në trafikun e armëve nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe. Gjidiaj për qëllim ekstradimi është arrestuar në Londër. Daily Mail online të cilës i referohet Top Channel ka publikuar një shkrim nga seanca gjyqësore e ekstradimit, nga ku i riu me origjinë nga Tropoja ka parashtruar pretendimet se përse nuk duhet ekstraduar drejt Shqipërisë.