Me rastin e 35-vjetorit të Partia Socialiste e Shqipërisë, në Fier u organizua një aktivitet ku u pasqyrua historia, sfidat dhe momentet më të rëndësishme të kësaj force politike ndër vite. Dokumentari solli pamje arkivore dhe kujtime nga rrugëtimi 35-vjeçar i Partisë Socialiste, duke vënë në fokus rolin e saj në jetën politike dhe shoqërore të vendit. Aktiviteti mblodhi anëtarë, mbështetës dhe drejtues të partisë, të cilët përkujtuan këtë përvjetor të rëndësishëm. Mes tyre edhe kryeministri Rama.