Top Channel/ Anëtarësimi në NATO domosdoshmëri! Zelensky përdor çdo mundësi, “mësyn” në Bullgari
06/07/2023 19:16

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, po përdor çdo mundësi për të arritur bindjen e anëtarëve për anëtarësim në NATO, për këtë arsye zhvilloi një vizitë zyrtare në Bullgari, prodhuesin dhe aleatin më të madh të armëve. Bisedimet u zhvilluan në kuadër të insistimit të liderit të Ukrainës për anëtarësim në aleancën veriatlantike, fillimisht me kryeministrin bullgar Nikolai Denkov, e më pas me presidentin Rumen Radev dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë. Në axhendën e diskutimeve u përfshinë mbështetja e mbrojtjes, samiti i NATO-s, garancitë e sigurisë dhe zbatimi i Formulës së Paqes. Vizita njëditore vjen ndërsa Bullgaria po përgatitej të miratonte dërgimin e ndihmës ushtarake drejtpërdrejt në Ukrainë, duke përmbysur praktikën e mëparshme të dërgimit të armëve në Kiev nëpërmjet vendeve të treta. Bullgaria, një anëtare e BE-së dhe NATO-s, por historikisht dhe kulturalisht e afërt me Moskën, ka qenë thellësisht e ndarë në lidhje me çështjen e dërgimit të armëve në vendin e shkatërruar nga lufta. Megjithatë, fabrikat bullgare të municioneve kanë funksionuar me kapacitet të plotë që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Vitin e kaluar, eksportet nga lulëzimi i industrisë së armëve të Bullgarisë ishin me vlerë rreth 4.3 miliardë dollarë (rreth katër miliardë euro) - trefishi i rekordit të mëparshëm të vendosur në 2017-ën. Pamjet: AFP

Top Channel/ Trump: Irani na bëri një dhuratë. Po negociojmë, por s’u besoj
24/03 23:18
Top News- “Irani duhet hequr qafe”, një tjetër shtet përfshihet në luftë, mesazh Trump
24/03 23:00
Top News- Ukraina mes zjarrit e tymit të zi nga bombardimet, Rusia në ofensivë ushtarake
24/03 22:51
Top News- “E fituam luftën”/ Trump jep lajmin e madh: Ja kush do e drejtojë Iranin
24/03 22:47
Top Channel/ Izraeli shënjestron disa qytete në Liban, 5 viktima dhe disa të plagosur
24/03 22:15
Top Channel/Shtëpia e Bardhë ul pritshmëritë për negociata me Iranin, nafta ‘kapërcen’ sërish mbi…
24/03 21:54
Top Channel/ Rrëzimi i avionit ushtarak në Kolumbi, konfirmohen 66 persona të vdekur, 4 të zhdukur
24/03 21:10
Top Channel/ Britania s’shqetësohet nga kërcënimet e Iranit, dërgon anije në Ngushticën e Hormuzit
24/03 21:08
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, Erdogan: Lufta e Netanyahut, por 8 mld njerëz kanë pasoja
24/03 21:03
Top News – Pasi Trump njoftoi përparim, Irani lëshon raketa drejt Izraelit dhe Kuvajtit
24/03 20:16
Top Channel/ Bisedimet SHBA-Iran në Pakistan, ftesë J.D Vance që të ulet për negociata
24/03 19:59
Top Channel/ Von der Leyen, thirrje SHBA-së dhe Iranit: Urgjent negociata që të hapet Hormuzi!
24/03 19:50
Top News – Putin humbi 6 mijë ushtarë në 4 ditë / ‘Mish për top’ në ‘zonën e vrasjes’ në Ukrainë
24/03 17:50
Top News- Gjysmë miliardi USD bast për naftën / 15 minuta para njoftimit të Trump, manipulohet tregu
24/03 15:12
Top News – Izraeli pushton një të dhjetën e Libanit / Ushtria nis ofensivën, shkatërron pesë ura
24/03 15:05
Top Channel/ “AI ndërhyn te lajmet”, akuza: Inteligjenca e Google ndryshon titujt “sipas qejfit”!
24/03 14:51
Top News – Sytë nga Irani, Putin ‘bën kërdinë’ / NATO ngre avionët luftarakë në Poloni e Rumani
24/03 14:07
Top Channel/ Konflikti në Lindjen e Mesme, shefja e BE-së: Paqja është thelbësore për…
24/03 13:55
Top News – Mijëra marinsa presin ‘sinjalin’ e Trump / Gati për pushtim nëse bisedimet dështojnë
24/03 13:01
Top News – Kthimi i Trump fundi i lidhjes transatlantike / Presidenti gjerman kërkon ‘pavarësi’
24/03 13:01
DIGITALB DIGITALB