Në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm qeveria do të vijojë rritje ne pagave në administratën publike, një reformë që do t’i kushtojë taksapaguesve 39 miliardë lekë apo 390 milionë euro. Edhe pse 1/3 e shpenzimeve publike vitin e ardhshëm shkojnë për mbrojtjen sociale të qytetarëve, si pensionet, spitalet apo bonusin e bebeve, ekspertët mendojnë se duhej një paketë për mbështetjen e konsumit.