Top Channel/ Analiza e BBC! Këshilla e Jelcin në 31 dhjetor 1999 për Putinin: Kujdesu për Rusinë…
29/12/2024 19:55

Gazetari i BBC, Steve Rosenberg, ka analizuar marrjen e presidencës nga Vladimir Putin dhe takimin e fundit me paraardhësin e tij. Ai ka rrëfyer në detaje se si dy liderët erdhën në krye të Rusisë. Unë kurrë nuk do ta harroj natën e Vitit të Ri 1999. Isha duke punuar si producent në zyrën e BBC-së në Moskë. Papritur, pati lajme të bujshme: Presidenti i Rusisë, Boris Jelcin, kishte dhënë dorëheqjen. Vendimi i tij për të dhënë dorëheqjen i befasoi të gjithë, duke përfshirë edhe shtypin britanik në Moskë. Kur dolën lajmet, nuk kishte korrespondent në zyrë. Kjo do të thoshte që unë duhej të merrja përsipër të shkruaja dhe transmetoja raportimin tim të parë për BBC-në. “Borisi Jelcin gjithmonë ka thënë se do ta përfundonte mandatin e tij si president,” shkruajta. “Sot, ai u tha rusëve se kishte ndryshuar mendje.” Ishte fillimi i karrierës time si gazetar. Dhe fillimi i Vladimir Putinit si lider i Rusisë. Pas dorëheqjes së Jelcinit, në përputhje me kushtetutën ruse, Kryeministri Putin u bë president në detyrë. Tre muaj më vonë ai fitoi zgjedhjet. Kur u largua nga Kremlini, porosia e fundit e Jelcinit për Putinin ishte: “Kujdesu për Rusinë!” E kam gjetur veten duke i kujtuar këto fjalë të Jelcinit gjithnjë e më shumë, sa më afër drejt vitit të tretë shkon lufta e Rusisë në Ukrainë. Kjo sepse pushtimi i plotë i Ukrainës nga Presidenti Putin ka pasur pasoja shkatërrimtare. Kryesisht për Ukrainën, e cila ka përjetuar shkatërrime masive dhe viktima në qytetet e saj. Pothuajse 20% e territorit të saj është pushtuar dhe 10 milionë qytetarë të saj janë zhvendosur. Por edhe për Rusinë: Që nga vendimi i Vladimir Putinit për të nisur atë që e quan “operacion special ushtarak,” Rusia ka pësuar humbje të mëdha në fushën e betejës. Qytetet dhe fshatrat ruse janë nën sulme të rregullta me dron. Ushtarët ukrainas kanë pushtuar një pjesë të rajonit Kursk të Rusisë. Sanksionet ndërkombëtare po i shtojnë presion ekonomisë së Rusisë. Për më tepër, situata demografike e vendit është kritike. Represioni i brendshëm është rritur me ritme të shpejta. Kam raportuar për Putinin që kur ai erdhi në pushtet një çerek shekulli më parë. Më 31 dhjetor 1999, kush do të kishte menduar se lideri i ri i Rusisë do të ishte ende në pushtet dy dekada e gjysmë më vonë? Apo se Rusia sot do të ishte në luftë me Ukrainën dhe në përplasje me Perëndimin? Shpesh pyes veten nëse rrjedha e historisë do të kishte qenë drastikisht ndryshe nëse Jelcini do të kishte zgjedhur dikë tjetër për ta pasuar. Pyetja, sigurisht, mbetet teorike. Historia është e mbushur me “sikur” dhe “ndoshta”. Një gjë mund ta them me siguri: për më shumë se 25 vjet kam parë “Putin” të ndryshëm. Dhe nuk jam i vetmi. “Putini me të cilin u takova, bëra biznes të mirë dhe krijova një Këshill Nato-Rusi, është shumë, shumë ndryshe nga ky, pothuajse megaloman, që shohim sot,” më tha ish-shefi i NATO-s, Lord Robertson, në vitin 2023. “Burri që qëndroi pranë meje në maj të vitit 2002 dhe tha se Ukraina është një shtet sovran dhe i pavarur, që do të marrë vendimet e veta për sigurinë, është tani burri që thotë se [Ukraina] nuk është një shtet kombëtar. “Mendoj se Vladimir Putin ka një lëkurë shumë të hollë dhe një ambicie të madhe për vendin e tij. Bashkimi Sovjetik njihej si superfuqia e dytë në botë. Rusia nuk mund të pretendojë për diçka të tillë. Dhe mendoj se kjo ia ka ngrënë egon.” Kjo është një shpjegim i mundshëm për ndryshimin që kemi parë te Putini: ambicia e tij e zjarrtë për të “Ribërë Rusinë të Madhe” (dhe për të kompensuar atë që shumë e shohin si humbjen e Moskës në Luftën e Ftohtë) e vendosi Rusinë në një kurs përplasjeje të pashmangshme me fqinjët – dhe me Perëndimin. Kremlini ka një shpjegim tjetër.

Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34