Top Channel/ Analiza… A do të përfshihet SHBA drejtpërdrejtë në luftë në Lindjen e Mesme?
03/10/2024 23:03

Prej muajsh, Presidenti Joe Biden ka paralajmëruar Izraelin që të mos lejojë që lufta në Gazë kundër Hamasit të mbështetur nga Irani, të përhapet kundër Hezbollahut në Liban dhe, edhe ndaj vetë Iranit. Por ndërsa Izraeli po lufton në Liban dhe është zotuar për hakmarrje ndaj sulmeve me raketa të Teheranit, shumë druhen se ky moment ka ardhur. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara, i hedh një vështrim mundësisë së përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe mundësisë së përfshirjes së drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara në luftë. Shpërthimet në Bejrut të mërkurën, ishin pjesë e asaj që Izraeli thotë se janë sulme ndaj objektivave të Hezbollahut në Liban. Në Damask, media shtetërore siriane njoftoi se tre civilë u vranë gjatë sulmeve izraelite të martën. Të tjera sulme u njoftuan në kryeqytetin sirian të mërkurën. Të martën, Irani lëshoi 180 raketa ndaj Izraelit. Teherani thotë se sulmi u krye si hakmarrje për vrasjen nga izraelitët të udhëheqësve të Hezbollahut, Hamasit dhe ushtrisë iraniane. Ndërsa Izraeli po përgatitet të kundërpërgjigjet, të mërkurën Presidenti Joe Biden diskutoi mbi konfliktin me udhëheqësit e Grupit të Shtatë vendeve më të industrializuara të botës. Biden tha se nuk do ta mbështeste një vendim të mundshëm të Izraelit për të sulmuar objektet bërthamore të Iranit. Presidenti amerikan ka paralajmëruar prej kohësh Izraelin që të mos lejojë që lufta e tij kundër Hamasin në Gazë të përhapet ndaj Hezbollahut në Liban, si dhe ndaj vetë Iranit. Këtë javë Izraeli nisi një inkursion tokësor në Liban. Autoritetet izraelite kanë kërcënuar se do të sulmojnë Iranin si dhe vendeve të tjera ku ndodhen bashkëpunëtorët e Teheranit. Uashingtoni druhet se përshkallëzimi i mëtejshëm mund të çojë në një përfshirje të drejpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara në luftë nëse Irani hakmerret kundër Izraelit – e veçanërisht nëse goditen zonat e influencës amerikane në rajon. Shtetet e Bashkuara janë përfshirë tashmë në operacionet për interceptimin e raketave iraniane që synojnë të godasin Izraelin. Por mbetet e paqartë nëse Presidenti Biden do të përdorë aftësitë ushtarake amerikane për të goditur drejtpërdrejt Iranin. Ajo çka është e qartë është se pavarësisht thirrjeve të tij për një armëpushim në Gazë dhe Liban, Uashingtoni nuk ka arritur ta frenojë konfliktin. Udhëheqësi suprem i Iranit Ali Khamenei fajëson Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane për luftërat në Lindjen e Mesme. Shtëpia e Bardhë nuk i është përgjigjur kërkesave për koment mbi deklaratat e Ali Khameneit, por tha se ndaj Teheranit do të vendosen më shumë sanksione.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20