Top Channel/ Amnistia “zbraz” burgun e Fierit, 104 të dënuar lirohen, 210 të tjerë përfitojnë ulje
15/07/2026 11:12
Edhe në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fier ka nisur zbatimi i ligjit nr. 57/2026 “Për dhënien e amnistisë”, duke sjellë lirimin e dhjetëra të dënuarve dhe ulje dënimi për qindra të tjerë.