Top Channel/ Amnistia, përfitojnë 570 të dënuar për krime të lehta. Jo ata që heton SPAK!
06/11/2023 19:31

Afro 570 të dënuar pritet të përfitojnë nga amnistia që pritet të votihet në Kuvend së shpejti. Ministria e Drejtësisë ka depozituar në Kuvend projekligjin që përcakton të burgosurit që dalin direkt nga burgu ose përfitojnë ulje dënimi, si dhe ata që nuk përfitojnë asnjë lehtësi. Sipas ligjit të ri, dalin nga burgu të gjithë të burgosurit meshkuj që janë dënuar deri në 3 vite burgim ose çdo lloj tjetër dënimi me të butë, duke përfshirë gjobën ose një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën 30.06.2023, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi. Ndërsa për femrat falet cdo dënim deri në 4 vite përfshi edhe gjobat apo dënimet e tjera deri fund të qershorit të këtij viti. Dalin nga burgy personat meshkuj te cileve ju ka mbetur edhe 3 vite dënim nga momenti I hyrejës në fuqi të amnistisë. Ndërsa për femrat ky kriter shkon në 4 vite. Këto të fundit përfitojnë më shumë sepse do lirohen të gjitha gratë që janë nga 50 vjeç e sipër. Ndërsa për burrat ky kriter është 65 vjec. Po amnistia liron nga burgu të gjithë të dënuarit që në kanë qenë të mitur deri në 18 vjec kur kanë kryer krime. Ndërsa të gjithë të burgosurve të tjerë meshkuj ju ulet një vit nga dënimi ndërsa për gratë dhe të miturit ju ulet një vit e 5 muaj. Po jo të gjithë përfitojnë nga amnistia. Të dënuarit për krime të rënda, vrasje, krime seksuale, pengmarrje, krime ndaj fëmijëve apo krime në familje. Korrupsion, ndërtime pa leje, krime kundër mjedisit, krime terrori, krime kundër shtetit, korrupsioni zgjedhore, pjesmarrje në banda kriminaletë ndënuarit e përjetshëm dhe ata që i janë shmangur drejtësisë. Një pjesë e të madhe janë ndjekur nga spak. Amnistia ju pushton cështjen penale në hetim, çështjet e pashqyrtuara ose në proces shqyrtimi nga gjykatat, si dhe për kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, për veprat penale të kryera deri në datën 30.06.2023 për të cilat parashikohet dënim me burgim në maksimum deri në 2 vjet, gjobë ose cdo dënim tjetër. Por nuk përfitojnë personat të cilët i janë shmangur ndjekjes penale. Nuk përfitojnë nga ky nen subjektet që mbartin detyrimin për të pasurinë dhe që janë politikanët dhe të zgjedhurit apo ata që hetohen nga spak

Top News–Studentët refuzojnë dialogun te ‘sofra’/Rama i fton virtualisht- Shkrijmë akujt artificialë
06/11 15:00
Top News – Hita takon policët me maska në Lezhë: Ju falenderoj për përkushtimin
06/11 14:51
Top News- Italiani, mashtrues në Shqipëri! Në kurth ranë disa biznese, sekuestrohen 10 mln euro
06/11 14:40
Top News – ‘Euron nuk e rrëzuan turistët’. Berisha flet me shifra: Qytetarët humbën 236 mld lekë
06/11 14:36
Top News- 3 orë në pyetje në SPAK. Ardit Gjebrea: Sekret hetimor, por isha si person në dijeni
06/11 13:55
Top News – Fol me Kryeministrin! Rama hap portal për dialog me studentët
06/11 13:48
Top News – ‘Pse qeveri tranzitore, se doni ju?’. Zhupa dhe Balla përplasen te Kultura
06/11 13:45
Top News – “Po iku Rama, kush do të vijë?”. Berisha: Kjo është pyetje turpëruese
06/11 13:40
Top News – Rama inspekton ByPass-in e Tiranës/ Flet për shpronësimet dhe dobitë e projektit
06/11 13:34
Top News – Rama te ByPass i Tiranës: Shpronësimet do t’i bëjmë sipas ligjit
06/11 13:17
Top News – 5 helikopterë dhe dy avionë zjarrfikës, Nufi tregon ku do shpenzohet buxheti
06/11 13:03
Top Channel/ Rreth tre orë në SPAK, Ardit Gjebrea: E kam premierë, ishin miqësorë
06/11 13:02
Top Channel/ Fundjavë me diell, parashikohen temperatura deri në 22 gradë celsius
06/11 12:46
Top Channel/ Banorët largohen nga pallati, Bashkia e Elbasanit po përgatitet për shembjen e plotë
06/11 12:27
Top Channe/ Raporti i BE ngre shqetësimin, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë fundin e sulmeve
06/11 12:26
Top Channel/ Bujqësia në vështirësi, fermerët në Kallm të Fierit braktisin tokat dhe bagëtitë
06/11 12:25
Top Channel/ Kushtetuesja “blindon” sigurinë. Pas protestave të dhunshme, tender 1.6 milionë lekë
06/11 12:16
Top News-PD çon në Kushtetuese paketën ‘Antidhunë’: Nuk shuhet protesta me gjoba’
06/11 12:15
Top Channel/ SHBA, mesazh për Tiranën, ambasadori Wendt paralajmëron takime me liderët politikë
06/11 12:14
Top News – Edhe gjermanët kundër paketës fiskale. DIHA: Ulja e TVSH për ushqimet, jo në kurriz të
06/11 12:03