Ministria e Financave ka zyrtarizuar projektligjin për amnistinë fiskale, draft i cili është hedhur për konsultim publik. Sipas dokumentit, me këtë nismë parashikohet që të legalizohen pasuritë e padeklaruara, nga pasuritë e paluajtshme, te paratë, monedhat virtuale, sendet me vlerë si dhe instrumente të tjerë financiare.