Top Channel/ Amnistia fiskale/ Mund të deklarohen prona dhe para deri në dy milionë euro
24/06/2022 19:38

“Pasi qëndroi për 2 vite në sirtarët e Kuvendit, qeveria ka sjellë sërish për diskutim projektligjin për amnistinë fiskale që ka ndezur debatin publik që prej lançimit të saj. Drafti vjen me disa ndryshime duke zgjeruar përfshirjen te çdo shtetas shqiptar, që jeton brenda ose jashtë vendit. Jashtë mbeten vetëm funksionarë dhe zyrtarët e lartë.” Por, veç tyre nga amnistia do të përfitojnë edhe bizneset që kanë bërë evazion duke fshehur të ardhurat pasi do të falen dhe do t’u jepet mundësia e deklarimit të pasqyrave reale financiare duke mos ngarkuar me përgjegjësi audituesit dhe kontabilistët për diferencat në bilancet e bizneseve. Përfitues të tjerë do të jenë edhe shtetasit e huaj pavarësisht shtetësisë së tyre që janë rezidentë tatimore në Shqipëri. Projektligji i ri vendos një kufi maksimal për deklarimin vullnetar deri në vlerën 2 milionë euro, për legalizimin e pasurive të luajtshme apo të paluajtshme, të holla, apo pasuri të tjera të padeklaruara. Përmes kësaj amnistie fiskale dhe penale, qeveria iu kufizon deklaruesve vullnetar mundësinë për të transferuar jashtë vendit paratë e deklaruara për një periudhë 5-vjeçare nga momenti i deklarimit. Po ashtu ata nuk mund t’i tërheqin këto para deri në përfundimin e afatit ligjor të zbatimit të ligjit. Por, në rastet kur subjektet deklaruese duan t’i transferojnë shumat e deklaruara jashtë vendit para këtij afati, ndaj tyre parashikohet penalitet në masën 30% të shumës së transferuar. Për deklarimet vullnetare të shumave në para, në pasurit të luajtshme apo të paluajtshme që bëhen në 4 muajt e parë nga hyrja në fuq e ligjit norma e tatimit është 7%, kurse pas kësaj periudhe 10% e shumës totale të deklaruar. Nëse subjektet vendosin ti investojnë pasuritë e deklaruara në tituj shtetëror, bono thesari apo obligacioni jo më të vogla se 2-vjeçare, Banka e Shqipërisë do të mbajë një tatim prej 5% të shumë totale për investimet e bëra në 4-mujorin e parë prej hyrjes në fuqi të ligjit dhe 7% pas kësaj periudhe kohore.

Top News – Çmimet e referencës në bregdet. Rinis procesi i vlerësimit, rezultati brenda prillit
30/03 16:43
Top Channel/ Gruri do kushtojë më shumë, shkak nafta dhe plehrat kimikë! Fermerët ngrenë shqetësimin
29/03 19:48
Top Channel/ Rama: Shteti do ndërhyjë për naftën, do sigurojmë edhe rezerva!
28/03 23:13
Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14