Top Channel/ Amerikani akuzohet për spiunazh, arrestohet në Gjermani: I jepte informacion Kinës për…
07/11/2024 21:35

Një amerikan, ish-punonjës i forcave amerikane të stacionuara në Gjermani, është arrestuar nën dyshimet se kishte ofruar që të japë informacione për ta te Kina, thanë prokurorët gjermanë. Sipas prokurorëve, personi i arrestuar, i identifikuar vetëm si Martin D., po mbahet “nën dyshime për shprehjen e vullnetit për të ndërmarrë aktivitete të inteligjencës për një shërbim të huaj të inteligjencës”. Prokurorët shtuan se ai kishte “kontaktuar zyrtarë kinezë më 2024 dhe kishte ofruar që t’u jepte informacione të ndjeshme lidhur me ushtrinë amerikane”. Prokurorët gjermanë thanë se ai është arrestuar në Frankfurt të enjten dhe banesa e tij është kontrolluar. Sipas tyre, ai kishte punuar për forcat amerikane “deri kohëve të fundit” dhe kishte ofruar t’i japë Kinës “informacione që ai kishte falë punës së tij për forcat amerikane”. Hetimi është kryer “në koordinim të ngushtë” me inteligjencën gjermane, thanë prokurorët. Muajin e kaluar, Gjermania tha se kishte forcuar kontrollin për stafin në zona të ndjeshme të Qeverisë dhe bizneseve, pas rritjes së frikës për spiunazh. Në Gjermani ka rritje të rasteve të dyshuara të spiunazhit të lidhura me Rusinë, që kur ka nisur lufta në Ukrainë, por edhe raste për spiunazh për Kinën. Rasti i profilit më të lartë të spiunazhit të dyshuar për Kinën përfshin një ndihmës të një anëtari të Parlamentin Evropian të ekstremit të djathtë. Ai ishte arrestuar në prill nën dyshimet se kishte spiunuar për Pekinin.

Top Channel/ Tragjedi hekurudhore në Spanjë, përplasen dy trena, dyshohet për dhjetëra viktima
28/10 12:53
Top Channel/ Bolsonaro arratiset në SHBA, Humbi zgjedhjet në Brazil dhe sfidoi urdhrin e Gjykatës
28/10 12:53
Top Channel/ Sulm në ambasadën e Izraelit, policia vret sulmuesin e mitur në Beograd
28/10 12:53
Top Channel/ Netanyahu kryeson në Izrael por pa shumicë, partitë arabe kanë çelësin për qeveri
28/10 12:52
Top News – ‘Komploti’ për të shkarkuar Sekretarin e Shtetit. Emiratet paguan 50 mln dollarë Kushner
28/10 12:06
Top News – Rebelohet Gjenerata Z në Halloween / Gjermania në alarm, frikë për skena si në Francë
28/10 11:52
Top News – Zgjedhje pa fitues të qartë në Izrael / Netanyahu dhe Eisenkot, pretendime për udhëheqje
28/10 11:47
Top News – Humbi zgjedhjet dhe rrezikon burgun / Trump i jep ‘azil’ Bolsonaros, DASH miraton vizat
28/10 11:45
Top Channel / Lëkundet pushteti i Netanjahut, kryeson koalicioni opozitar në sondazhe
27/10 23:23
Top Channel / Humbi zgjehdjet në Brazil, Bolsonaro arratiset drejt SHBA
27/10 23:20
Top News- Telefonata me Putin fut në sherr vendet nordike, Danimarka kundër Finlandës dhe Norvegjisë
27/10 22:50
Top News- Putin ndërron mendje, Lavrov zbardh plani: Lufta do përshkallëzohet
27/10 22:33
Top News- ‘Ne i zgjidhim problemet pa SHBA-të’/ Rusia e Irani bashkojnë forcat, ku po troket lufta?
27/10 22:30
Top Channel/ Një ushtarak “rrëzon” Netanjahun?! Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Izrael
27/10 20:05
Top News – Rumania nën kërcënimin rus / ‘Shkelje e rëndë e sigurisë së një vendi të NATO-s’
27/10 16:11
Top News – SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Merz: Nuk zgjidhet lufta pa Kievin dhe Evropën
27/10 15:32
Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45