Në një deklaratë të lëshuar për Kosovën dhe Serbinë, misioni i SHBA-së në OSBE përcolli ankesa për të dyja palët. Teksa kujtoi se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për arritjen e një paqeje të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor, deklarata nënvizon se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një aspekt thelbësor i stabilitetit dhe prosperitetit rajonal.