Në zemër të Vlorës, aty ku nisi historia e shtetit shqiptar, prej pak javësh ka hapur dyert një lokal i vogël, por me një emër të madh: “1912”. E veçanta e këtij bari nuk është vetëm atmosfera, dekorimet historike apo vendndodhja, por fakti se ai është hapur nga dy shtetas amerikanë, Toni Di Lorenzo dhe bashkëshortja e tij, Kendall.