Nga ëndrra amerikane te qetësia shqiptare. Gjithnjë e më shumë të huaj nga Shtetet e Bashkuara po zgjedhin Shqipërinë për të nisur një kapitull të ri të jetës. Me bregdetin, klimën mesdhetare, koston e ulët të jetesës dhe mikpritjen, vendi ynë po shndërrohet në një destinacion që po tërheq vëmendjen edhe të mediave më prestigjioze ndërkombëtare.