Për vite me radhë pluhurat e çliruara nga oxhaqet e Kurum kanë helmuar qytetin e Elbasanit . Kanë qenë ambientalistët ata që shumë herë ngritën alarmin për vendosjen e filtrave pasi pluhurat e çliruara në ajër kishin mbetje të rrezikshme. Vendosja e filtrave që u duk sikur shpëtoi qytetin e Elbasanit nga mbetjet kancerogjene, thjesht e zhvendosi problemin. Tashmë këto mbetjet kapen nga filtrat dhe paketohen. Sasia dhe destinacioni i tyre disa vjeçar mbetet i panjohur.