Galit Peleg, ambasadorja e re e Izraelit në Tiranë, e nisi zyrtarisht detyrën përmes një ceremonie të zhvilluar në memorialin kushtuar hebrenjve në Parkun e Liqenit Artificial. Në fjalën e tij, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e cilësoi ambasadoren Peleg një diplomate karriere të suksesshme, e cila ashtu si paraardhësit e saj, dëshmon respektin që shteti i Izraelit tregon ndaj Shqipërisë.