Top Channel/ Ambasadorja e re e BE në Tiranë, propozohet një portugeze
08/06/2026 22:36

Diplomatja portugeze, Sofia Moreira de Sousa, është propozuar për ambasadore të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri. Përfaqësuesja e Lartë e BE për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, ka propozuar emërimin e portugezes si ambasadore të re të unionit në vendin tonë. Sofia Moreira de Sousa aktualisht mban detyrën e Shefes së Përfaqësisë së Komisionit Europian në Portugali. Gjatë karrierës së saj diplomatike, ajo ka mbajtur një sërë pozicionesh të rëndësishme në institucionet europiane, përfshirë edhe postin e ambasadores së Bashkimit Europian në Kepin e Gjelbër. Diplomatja portugeze do të zëvendësoje italianin Silvio Gonzato, i cili pritet të largohet në fund të verës, me përfundimin e mandatit të tij si ambasador në Shqipëri. Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të unionit, thuhet se shefja e diplomacisë, Kallas, ka propozuar në total emërimin e 33 ambasadorëve të Bashkimit Evropian dhe 7 zëvendësshefave të delegacioneve të unionit. 145 delegacionet e BE-së janë fytyra e Bashkimit Evropian në mbarë botën dhe përbëjnë vijën e parë të mbrojtjes së interesave të unionit jashtë kufijve të saj. Ato informojnë, zbatojnë dhe promovojnë prioritetet e Bashkimit Evropian, si dhe politikën e tij të jashtme dhe të sigurisë. Emërimet e ambasadorëve të BE-së do të formalizohen pasi të merret miratimi zyrtar nga vendet pritëse përkatëse, aty ku është e nevojshme, si dhe pas përfundimit të procedurave të tjera administrative në kuadër të procesit të rotacionit për vitin 2026.

Top Channel / Protesta, qetësi pas 9 ditësh. Vetëm incidente sporadike në bulevard
21/10 23:18
Top Channel / Shtohet numri i policëve të shpërblyer, zbardhet vendimi
21/10 23:14
Top Channel / OSBE reagon sërish për protestat: Stop dhunës, duhet dialog
21/10 23:00
Top News- OSBE reagon sërish për protestat: Dialogu konstruktiv të mbizotërojë mbi përplasjet
21/10 22:27
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina negociata në nëntor, Putin liron një amerikan
21/10 22:10
Top News-Refuzohet oferta e dytë e Ramës/Karriget hidhen sërish, protesta zhvendoset tek Parlamenti
21/10 22:07
Top Channel / BE i përgjigjet Rusisë për Shqiperinë dhe shtetet e Ballkanit: E kanë vendin në union
21/10 22:05
Top News- Rama ‘dialog’ online me protestuesin: Ju jeni prokurorë, e gjykatës apo jeni studentë?
21/10 21:30
Top News- “Ik andej”, tensione në bulevard mes protestuesve, çfarë ndodhi?
21/10 21:10
Top Channel/ Shiu shpërndan protestuesit, zbrazet qendra e Tiranës
21/10 20:42
Top Channel/ Video për rrjete sociale nga të rinjtë protestues, momente të bukura nga tubimi
21/10 20:22
Top Channel/ Protesta, evitohen përplasjet e mëdha! Vetëm incidente sporadike në shesh
21/10 20:21
Top Channel/ Protesta e nëntë më e qetë për disa orë, por në mbrëmje u kthyen molotovët
21/10 20:20
Top Channel/ Konfliktohen protestuesit me njëri-tjetrin, marshojnë drejt qendrës së Tiranës
21/10 20:17
Top Channel/ Kur do mbajë përgjegjësi?! Rama jep të gjitha përgjigjet rrugës për Budva
21/10 20:01
Top Channel/ Hamza jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK, merr vendimin e parevokueshëm
21/10 19:58
Top Channel/ Plani ogurzi! Kush po i shfrytëzon protestat e dhunshme në Europë?
21/10 19:56
Top Channel/ Zbardhet plani franko-shqiptar kundër dhunës, diskutime për një front anti-vandalizmi
21/10 19:49
Top Channel/ Jo vetëm djemtë por edhe vajzat, hedhje të gurëve në grup drejt Kryeministrisë
21/10 19:40
Top Channel/ Kënge e valle në orët e darkës, të rinjtë gaz e hare para policëve te Kryeministria
21/10 19:39