Top Channel/ Ambasadori turk zbulon në Korçë detaje të reja nga telefonata e Ramës me Erdoganin
09/08/2024 17:20

Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Tayyar Kagan Atay ka dhënë një deklaratë për mediat nga qyteti i Korçës. “Dje është bërë një bisedë telefonike mes presidentit tonë dhe kryeministrit Edi Rama. Ju e dini që ata kanë një miqësi midis tyre dhe një dialog të vazhdueshëm. Ata takohen shpesh dhe kjo bisedë telefonike është bërë në kuadër të takimeve të tyre që janë të vazhdueshme. Është biseduar për fusha të shumta, është folur edhe për marrëdhëniet ndërkombëtare. Siç edhe është prekur përsëri pjesa e kërkesës së vazhdueshme të bërë edhe publike nga ana e presidentit tonë për pastrimin e organizatës terroriste Feto këtu në Shqipëri sidomos në fushën e arsimit dhe fesë dhe kjo është prekur edhe në bisedën telefonike”, tha ai. Pas telefonatës a ka patur ndonjë reagim për organizatat terroriste dhe a vazhdon Shqipëria dhe Turqia ta shohin njëri-tjetrin si vende aleate strategjike? “Patjetër partneriteti strategjik do të vazhdojë, siç e thatë edhe ju dhe e dini Shqipëria ka blerë nga Turqia 3 dronë Bayraktar dhe patjetër që këto marrëdhënie do të vazhdojnë. Plus kësaj ju e dini që Turqia është goxha e zhvilluar në fushën e mbrojtjes, sot kanë qenë 3 dronë nesër mund të jenë pajisje apo gjëra të tjera,partneriteti do të vazhdojë. Sa i përket gjysmës së pyetjes së parë për telefonatën duhet të pyesni Ramën, unë nuk mund të kthej dot një përgjigje se çfarë ka thënë Rama dje, por dua të theksoj dhe mund ta them këtë që pjesa e pastrimit të Fetos nga Shqipëria nuk është vetëm çështje e Turqisë,ajo është çështje edhe e shtetit Shqiptar. Pra ato janë të rrezikshëm. Ky pastrim nuk duhet bërë vetëm për Turqinë, duhet të bëhet për një të ardhme më të sigurt edhe për vendin tuaj. Patjetër që do të marrim përfundime për këtë temë dhe zhvillime ka dhe dua të theksoj që organizata Feto për vazhdimin e partneritetit dhe zhvillimin e marrëdhënieve miqësore. Nuk do t’i lejomë të helmojnë të ardhmen midis dy shteteve. Unë si ambasador e kam një nga punët e mia primare këtë çështje dhe dua ta theksoj sot edhe përpara jush edhe përpara ndërkombëtarëve, kjo është një punë që ne do t’i shkojmë deri në fund”, tha Atay.

Top Channel/ Opozita braktis Ramën në Kuvend. Berisha përplasje me Ballën, Milen dhe Majkon
18/11 15:07
Top Channel/ Debat në Kuvend. Rama prezanton pikat kryesore të buxhetit i cili ka nisma sociale
18/11 15:05
Top Channel/ Tabaku shpërthen në Kuvend: Ku janë ministrat, detyrim ligjor që…
18/11 14:09
Top Channel/ “Nuk mbahen premtimet”/ Bozdo: Kemi dimrin përpara, a është parashikuar…
18/11 14:04
Top Channel/ ‘Mos bërtisni kur s’keni të drejtë’, Peleshi-Strazimirit: Nuk bën dot pyetje kot…
18/11 12:59
Top Channel/ ‘Ky buxhet pasqyrë se çmund të bëjë autokracia’, Kapri: 10 mijë banesa sa 10 mijë…
18/11 12:56
Top Channel/ ‘Sulltani i gatshëm t’ju bëjë kurban’, Muci në Kuvend: Si mund të flisni për buxhet…
18/11 12:56
Top Channel/ Paketa fiskale/ Kryeministri prezanton shifrat dhe synimet e “buxhetit më social”
18/11 12:51
Top Channel/ ‘Mos i nxit 101 dalmatët’, Mila i përgjigjet Berishës: Ty të thërrasin 26 shpirtrat e..
18/11 12:46
Top Channel/’Protesta ju përdhunoi’ Balla-Berishës:Rama se jep dorëheqjen, as kandidat për 9 maj…
18/11 12:46
Top Chanel/ ‘Si unë si respekton njeri gratë,’ Berisha:I keni ministret me hipodrome, të urryer
18/11 12:13
Top Channel/ ‘Heshtje turpi’, Berisha deputeteve të PS: Të shkëputur nga realiteti, oficerët…
18/11 12:07
Top Channel/ ‘Porti i Durrësit pasuria më e madhe e shqiptarëve’, Berisha: Korba e korrupsionit…
18/11 12:01
Top Channel/ ‘Hajdutë si ju nuk ka pa Toka’, Berisha mazhorancës: Jeni të zhytur, nuk do shpëtoni…
18/11 11:59
Top Channel/ ‘Cinizëm ekstrem i këtyre kriminelëve’, Berisha: 500 mijë shqiptar janë larguar…
18/11 11:59
Top Channel/ Berisha deputetëve socialistë: Ju nuk jeni qënie njerëzore, që mbani këtë në …
18/11 11:50
Top Channel/ Berisha del në foltore, Rama lë sallën, kreu i PD: Ja mbathi si një kufomë e pakallur
18/11 11:50
Top Channel/ ‘Këto investime nuk bien nga qielli’, Rama:Është puna e shqiptarëve që nuk ulërijnë…
18/11 11:39
Top Channel/ ‘Taksa për apartamentet bosh’, Rama: Trajtim i diferencuar për vilat në bregdet dhe…
18/11 11:27
Top Channel/ ‘Ka ulëritës këtu që bëjnë lek në pallate pa leje’, Rama: Transformim ndaj strehimit
18/11 11:23