Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri Michel Tarran foli sot nga Pogradeci për reformën territoriale dhe atë zgjedhore. Tarran tha se Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është e angazhuar vazhdimisht me komisionin e posaçëm me rekomandime, që reforma territoriale të jetë sa më përfituese për të gjitha zonat si dhe ajo zgjedhore për partitë.