Top Channel/ Ambasadori MB: Zgjedhjet me rëndësi për integrimin, s’ka azil për shqiptarët në Angli
30/04/2025 19:35

Muhamed Veliu- Në vitin 2022, qeveria britanike shpalli disa politikanë shqiptarë si persona të sanksionuar. A do të kemi një listë të re me emra të rinj? Ambasadori-Gjithmonë më ka intriguar kjo “listë mitike” që personalisht nuk e kam parë kurrë. Siç e dini, ne nuk komentojmë mbi raste individuale ligjore për momentin. Mbretëria e Bashkuar kujdeset për sigurinë e saj kombëtare, ndërmerr masat e nevojshme për ta mbrojtur atë dhe ne do të vazhdojmë në këtë drejtim. Por unë e di që agjencitë tona të zbatimit të ligjit, institucionet tona të drejtësisë kanë një marrëdhënie shumë të fortë këtu në Shqipëri. Dhe që nga viti 2022, kemi ndërtuar një marrëdhënie operacionale vërtet të shkëlqyer. Muhamed Veliu- Kryeministri juaj, z. Keir Starmer, do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve Evropianë më 16 maj, dhe parashikohet një takim me Kryeministrin Edi Rama. Cila është rëndësia e kësaj vizite, e para e një Kryeministri britanik në Shqipëri? Ambasadori-Kjo është një vizitë shumë e rëndësishme. Tregon edhe njëherë nivelin e partneritetit që kemi tashmë. Kryeministri ynë është dikush që ka treguar interes të vërtetë për Shqipërinë. Ai e di që kemi krijuar një partneritet, një marrëdhënie që po prodhon rezultate. Ai është i interesuar t’i shohë këto nga afër. Dhe gjithashtu ai po vjen në një kohë kur në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, çështjet e mbrojtjes evropiane janë në qendër të vëmendjes. Muhamed Veliu- Ky samit po mbahet në Shqipëri. Pse është i rëndësishëm dhe çfarë prisni të arrihet prej tij? Ju sapo përmendët rëndësinë e sigurisë, por cilat janë elementët e tjerë? Ambasadori- Mbretëria e Bashkuar e ka mbështetur Shqipërinë për organizimin e këtij Samiti, që nga momenti kur e organizuam vetë vitin e kaluar. Kjo na duket një gjë normale – që Shqipëria të marrë këtë rol udhëheqës. Aktualisht, siç e dini, në Evropë ka shumë shqetësim për luftën në Ukrainë dhe mënyrën se si ajo mund të zgjidhet. Ka, sigurisht, mundësi për të diskutuar edhe çështje më të gjera. Migracioni, fatkeqësisht, është gjithmonë në rendin e ditës. Por mendoj se Kryeministri ynë vjen këtu me fokus të qartë tek siguria dhe mbrojtja evropiane dhe do të ketë mundësi të bisedojë me liderë të ndryshëm nga Evropa Perëndimore, Ballkani Perëndimor dhe më gjerë, për atë që duam të arrijmë. Muhamed Veliu- Me të drejtë përmendët se çështja e migracionit është në krye të agjendës së qeverisë suaj. Ne shohim që migracioni i paligjshëm është sërish një temë e nxehtë në vendin tuaj, jo vetëm për qeverinë aktuale por edhe për ato të mëparshme. Është raportuar në mediat britanike që Home Office po kërkon qendra të huaja për të dërguar azilkërkuesit e dështuar. Deri tani, a i është drejtuar qeveria juaj qeverisë shqiptare për këtë çështje? Ambasadori-Mbretëria e Bashkuar, si shumë vende të tjera evropiane, po shqyrton mënyra për të menaxhuar migracionin e parregullt. Kjo është një sfidë jo vetëm për ne, por edhe për vende të tjera. Siç e thashë, në tre vitet e fundit kemi ndërtuar një marrëdhënie shumë pozitive dhe pragmatike me Shqipërinë. Kështu që padyshim këto çështje janë në vëmendjen tonë dhe janë objekt diskutimi. Por nuk është se vijmë me ndonjë plan të caktuar. Mendoj se, siç po ndodh në kuadër të Samitit, ky është një takim liderësh me interesa të përbashkëta, dhe është një mundësi për të diskutuar edhe këto çështje të migracionit dhe mënyrat e zgjidhjes së tyre. Muhamed Veliu- Shtetas shqiptarë vazhdojnë të mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar përmes gomoneve, ndonëse në numër më të vogël se në vitin 2022. Sa janë shanset reale për të fituar azil pas ndryshimeve ligjore të vitit 2023, kur Shqipëria u shpall vend i sigurt? Ambasadori-Ne e konsiderojmë Shqipërinë si një vend të sigurt. Prandaj, fatkeqësisht, kushdo që përpiqet të hyjë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe të kërkojë azil, do të dështojë. Mesazhi im i qartë kur udhëtoj nëpër Shqipëri dhe takoj njerëz është: ju lutem mos e bëni këtë, mos e provoni, nuk do t’ju çojë askund. Ka probleme reale me mungesën e mundësive për punë dhe e dimë që kjo është një arsye e fortë për shumë të rinj që përpiqen të hyjnë në Britani. Por siç thatë, numri i atyre që mbërrijnë me gomone është shumë më i ulët tani krahasuar me tre vite më parë. Gjithashtu kemi një politikë rikthimi ku kthejmë shtetas shqiptarë nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri. Prandaj, mesazhi im është shumë i qartë: mos e bëni këtë. Muhamed Veliu-Çdo ditë lexojmë në mediat britanike lajme për krimin e organizuar shqiptar. Cili është vlerësimi i vërtetë i agjencive ligj- zbatuese ne Mbretërinë e Bashkuar? Kemi këtu një problem real me krimin e organizuar shqiptar në vendin tuaj apo është vetëm spekulim i mediave britanike? Ambasadori-Jo, është një problem real, por mendoj se është shumë e rëndësishme të theksojmë se shumica e shqiptarëve apo personave me origjinë shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar janë qytetarë të zakonshëm, pozitivë, që kontribuojnë në atë çfarë është Mbretëria e Bashkuar. Ka shqiptarë që janë mësues, punonjës shëndetësorë, drejtues biznesesh, të gjithë që jetojnë një jetë normale, si gjithë të tjerët, që edukojnë fëmijët e tyre dhe kontribuojnë në një shoqëri ku duan të jenë pjesë. Po, ka një çështje me grupe të krimit të organizuar shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht në trafikun e drogës. Por kjo përfshin një pakicë. Duhet të merremi me këtë dhe, siç e përmenda, po punojmë ngushtë me autoritetet shqiptare për ta bërë këtë. Muhamed Veliu-Vitin e kaluar kemi parë vizitën në Shqipëri të kreut të Agjencisë Kombëtare të Krimeve në Mbretërinë e Bashkuar, z. Biggar. Si e vlerësoni bashkëpunimin me SPAK në luftën kundër krimit të organizuar? Ambasadori-E vlerësoj shumë pozitivisht. Është një marrëdhënie operative, pragmatike, e hapur, ku po zhvillohen jo vetëm biseda, por edhe bashkëpunim konkret për të arritur rezultate. Dhe jam i kënaqur të them që po arrijmë rezultate. Muhamed-Kur thoni se ka rezultate të reja, mund të shpjegoni pak më tej? Ambasadori-Oh, Muhamed, besoj e kuptoni që këto nuk janë gjëra që janë domosdoshmërisht për publikun. Muhamed Veliu-Z. Ambasador, faleminderit shumë për komentet tuaja në këtë intervistë për Top Channel. Ambasadori Kënaqësia ishte e imja. Muhamed Veliu- Faleminderit edhe një herë. Ambasadori Faleminderit ju!

Top News – Veliaj i heq Ristanit: Refuzoi urdhrat e kryetarit, shpërfilli Kushtetuesen
28/08 20:54
Top News – PD denoncon Allajbeun/ Përlau 150 milionë euro me koncesionin e dializës
28/08 17:12
Top Channel/ Berisha “sfidon” Ramën, prezanton platformën e re digjitale të komunikimit
27/08 22:49
Top News – Ftesë amerikane për Berishën. Kreu i PD merr letrën për forumin e IDU në Dallas
27/08 20:45
Top News-Bardhi akuza mazhorancës socialiste: Refuzimi i Kushtetueses, pasoja për shtetin demokratik
26/08 21:40
Top News – ‘Territorialja pa konsultim’. PD kërkon vlerësim të reformës nga Këshilli i Europës
25/08 20:53
Top News – Prioritetet e qeverisë, ministrat i prezantuan Ramës ecurinë e punëve
25/08 20:10
Top Channel/ Takimin me Ramën në vilën qeveritare në Pogradec, të moshuarit: Jemi shumë të lumtur
24/08 22:23
Top Channel/ Rama: Protesta na bëri të reflektojmë, PS do ketë qasje të re
24/08 21:50
Top News – Rama premton shtet social, Kryeministri: Protesta, një dhuratë që na kishte munguar
24/08 21:22
Top Channel/ “S’kemi një opozitë që të na sfidojë”, Rama: Ja si do të funksionojë Pasqyra “Albania”
24/08 19:41
Top Channel/ “I zunë derën”, Rama pret qytetarët që kishin ankesa për administratën
24/08 19:38
Top Channel/ Rama: Protesta na bëri të reflektojmë, qasje tjetër me qytetarwt
24/08 19:37
Top Channel/ Ministrat test para Ramës, kryeministri kërkoi bilanc përballë algoritmit të protestave
24/08 19:36
Top Channel/ “Protesta na ka sfiduar”, Rama pas mbylljes së takimin në Pogradec: Qeverisja do të…
24/08 19:32
Top Channel/ “Shqipëria nuk ka qenë kurrë më mirë”/ Rama: Ju që merreni me asimetrinë e hundës time
24/08 19:31
Top Channel/ “Diskutuam një sërë programesh”, Rama: Ja si do të funksionojë Pasqyra ‘Albania’
24/08 19:31
Top Channel/ Takimi i Ramës me ministrat në Pogradec, mbyllet mbledhja pas nëntë orësh
24/08 18:28
Top Channel/ Takimi i Ramës me ministrat në Pogradec, dalin pamjet nga vila qeveritare
24/08 18:18
Top Channel/ Prej disa orësh në pritje të Ramës, të moshuarit futen në vilën qeveritare në Pogradec
24/08 16:44