Top Channel/ Ambasadori i Japonisë në vendin tonë: Integrimi i Shqipërisë në BE, tepër i rëndësishëm
15/10/2021 13:30

Ambasadori i Japonisë në vendin tonë, Takada Mitsuyuki ka zhvilluar një takim në bashkinë e Fierit. Gjatë fjalës së tij ambasadori tha se integrimi i Shqipërisë në BE është tepër i rëndësishëm. “Qeveria japoneze mendon se integrimi i Shqipërisë në BE dhe i gjithë rajonit në BE është shumë i rëndësishëm. Për këtë arsye vetë qeveria japoneze ka investuar për përmirësimin e cilësisë së jetës së shqiptarëve, sepse mendon që do të jetë një hap më tepër që të ndihmojë në integrimin në BE të Shqipërisë”, u shpreh Ambasadori Mitsuyuki.