Bieta Sulo vlerësohet për punën e saj 20 vjeçare në Top Channel me titullin Ambasadore e Paqes në emër të 16 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Në prani të personaliteve nga Shqipëria dhe Kosova, Bieta u shfaq e emocionuar me medaljen e marr nga Federata e Paqes Universale; duke treguar mirënjohjen për mbështetjen që Top Channel i ka dhënë, që ajo e quan familjen e saj mediatike.