Në kuadër të “Javës së Italisë” u prazantua projekti fitues për ndërtimin e selisë së re të Ambasadës së Italisë. Punimet do të zgjasin 3 vjet dhe ajo që dihet me siguri është që do të jetë ambsada me e bukur e Italisë në botë, siguruan të pranishmit. Me këtë projekt Ministria e Jashtme italiane synon të ndërtojë një seli të vetme për Ambasadën e Italisë, Institutin Italian të Kulturës si edhe Agjencinë për Promovimin jashtë Italisë dhe Ndërkombëtarizimin e Sipërmarrjeve italiane (ICE).