Ndaj SPAK po shtohen njëherazi duartrokitjet dhe kritikat e politikës, por për të gjithë këtë retorikë Altin Dumani këmbëngul se është imun. Si kryeprokuror që drejton një grup prokurorësh antikorrupsion, Dumani tha se me të njëjtat antitrupa janë edhe vartësit e tij, jo vetëm ndaj politikës por edhe presionit mediatik. Ky përshkrim i kryeprokurorit jepet atëherë kur SPAK ka kërkuar autorizim për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.