Finalizohet faza e gjashtë e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”. Kjo fazë u zhvillua gjatë 3 ditëve dhe angazhoi në terrene malore të Shkodrës, Malësisë së Madhe dhe Fushë Arrëzit, 50 efektivë policie dhe 7 dronë. Gjenden dhe asgjësohen në total 4999 bimë narkotike cannabis sativa.