Alma Kaci ka lënë gjykatën pasi është njohur me masën e sigurisë arrest në shtëpi.. Sikurse duket në fotot e siguruara nga LSA, Alma është përpjekur të mbulohet në maksimum duke vendosur, syze dhe një çantë para fytyrës së saj. E veshur sportive me bluzë të zezë dhe pantallona me kuadrate dhe një kapele xhinsi me numrin 69.