Xhihadi islamik palestinez ka publikuar një video të luftëtarëve të tij që janë përfshirë në luftime të ashpra kundër ushtrisë izraelite në qytetin e dytë më të madh të Gazës Khan Yunis. “Bashkë me thirrjet Allahu Akbar, militantët shihen teksa shkëmbejnë breshëri të tëra armësh me ushtrinë izraelite e cila e ka zhvendosur më së shumti ofensivën e saj në Jug të Rripit të Gazës, pasi pretendon se aty jo vetëm janë depot ku militantët ruajnë armatimet, por edhe fshihen kokat e Hamasit.