Droga dhe lojërat e fatit janë të ndaluara me ligj, por jo për të burgosurit. Madje edhe kur telefonat ndalohen, kjo nuk ndodh për të burgosurit e sigurisë së lartë si Arben Grori, i cili jo vetëm e futi pa problem telefonin në qeli, por e mbajti haptazi dhe madje rezulton se fliste edhe me policët që janë nën hetim si Veli Bici dhe Robert Dedaj.