Tomorr Alizoti ka braktisur mbledhjen e PD. Para mediave, tha se qëndruan 5 orë dhe Basha nuk pati guximin të jepte dorëheqje, ndonëse pjesa më e madhe ishin kundër tij. Alizoti shtoi se Basha nuk mund të përjashtohet nga grupi parlamentar dhe thotë se shumica janë në një qëndrim, por munden vetëm të pezullojnë kryetarin e PD.