Sali Berisha ka ironizuar zgjedhjen e kryeministrit Edi Rama për të vijuar aktivitetet festive dhe takimet qeveritare, ndërsa prej më shumë se tre muajsh në Tiranë zhvillohen protesta kundër qeverisë. Duke iu referuar darkave dhe aktiviteteve të fundit, Berisha tha se “barkderrët e shtetit” nuk kanë të ngopur dhe akuzoi Ramën se ka zgjedhur “ahengjet qeveritare” në vend të përballjes me qytetarët.