Algjeria e ka ndaluar shfaqjen e filmit “Barbie” nëpër kinema, nën arsyetimin se bie ndesh me parimet morale. “Barbie”, film që ka thyer rekorde botërore dhe arkëtuar 1.2 miliard dollarë, është shfaqur në kinematë e Algjerisë prej 19 korrikut e deri më 13 gusht. Kompania për shpërndarjen e filmit në këtë shtet nuk e ka bërë të ditur arsyetim për pezullimin e transmetimit të fenomenit botëror.