Pa e fshehur shqetësimin e tyre, Britania, Franca, Gjermania dhe SHBA-ja theksuan nevojën për garantimin e sigurisë së centraleve bërthamore të kërcënuara nga konflikti në Ukrainë. Moska dhe Kievi kanë akuzuar njëra-tjetrin për bombardimet e kompleksit të Zaporizhias të kontrolluar nga trupat e Moskës, duke rritur kështu frikën e një katastrofe. Presidenti Volodymyr Zelensky u bëri thirrje ukrainasve që të tregohen sa më vigjilentë përpara festimeve të Ditës së Pavarësisë.